Gjermania vendos në Shtator për negociatat

  • 5 years ago
Gjermania do të shprehet në Shtator rreth qëndrimit që do të mbajë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nënkryetar i grupit parlamentar të partisë së kancelares Merkel CDU/CSU, Johan Wadephul, nënvizon se vendimi do të merret pas zgjedhjeve për Parlamentit Europian.

Johann Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU : Ne jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit të BE-së dhe ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t'i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator. Nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman.

Sipas tij, vendi ynë ka bërë progres në disa drejtime, por ka ende sfida që kërkojnë angazhimin e autoriteteve.

Unë konstatoj se bëhen përparime, por ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës. Kush dëshiron të hyjë në BE, duhet të afrohet me standardet europiane, dhe kjo nuk ka ndodhur ende në atë masën që ne e konsiderojmë të duhur. Por ka shumë shanse që të arrihet.

Tv Klan

Recommended