Report TV -Shqiptarët ndër më të stresuarit në botë!

  • 5 years ago
Shqiptarët janë populli i 4 në botë me nivelin më të lartë të stresit për 2018. Këto janë shifrat që ka publikuar ?Gallup? në sondazhin e realizuar, ku 55% e popullsisë përjetojnë stres të vazhdueshëm.

Sociologia Arjana Muça tha për Report Tv se kriza politike që po përjeton Shqipëria, është një shkaktar i stresit në popullsi.

Ndër të tjera ajo ka sqaruar edhe pasojat që shkakton stresi i vazhdueshëm dhe metodat si mund ta trajtojmë.

?Janë faktorë duke nisur nga ato ekonomikë, faktorët socialë, por edhe ato politikë së fundmi, pasi e gjithë kjo trysni e ushtruar është një formë presioni dhe natyrisht ndihet në atë që në ë quajmë herë pas here, ngarkesë emocionale ndonjëherë e dëmshme, dhe kjo e shoqëron individin me përjetimin e stresit në jetën e përditshme. Kur stresi është mbi nivelet e caktuara, pra e kemi me tepricë, do të thotë që ne duhet të fillojmë të shqetësohemi sepse kthehet në një stres kronik, sepse sjell pengesa në aktivitetin e përditshëm, qoftë edhe dëmtime në shëndet, që është shumë I rëndësishëm. Shpesh herë kemi ngarkesa emocionale në vendet e punës por edhe në familje, shumica janë prindër që kanë problematika me fëmijët, kanë problematika familjare, pra njerëz për të cilët duhet të kujdesen dhe ndonjëherë kjo ngarkesë bëhet shumë e madhe. Aktiviteti në natyrë dhe komunikimi i mirë bën që ne të kemi një shëndet më të mirë?, - shprehet Arjana Muça.

Nga ana tjetër edhe qytetarët e pyetur nga Report Tv pohojnë se përjetojnë shpesh stres, ndërsa si shkaktar të stresit cilësojnë punën, ekonominë, dhe sfidat e përditshmërisë.

Recommended