BOOM - 26 prill 2019 - Nëna e sëmurë nuk kujdeset dot për vajzën 3-vjeçare

  • 5 years ago
#rtvora #boom
"Shqipëria pa filtra" në emisionin BOOM sot ka sjellë historinë e një nëne, e cila rrit e vetme vajzën e saj 3-vjeçare.

Etleva Shima 28 vjeçe, nga Durrësi nuk mund t'i shprehë dashurinë që ka për vajzën, pasi nuk ka mundësi as ta mbajë në krah dhe as ta ushqejë vogëlushen.

Etleva Shima: Sakrifica ime më e madhja është kjo vajzë. Kjo është arsyeja e jetës sime. Unë edhe pse e dija që nuk mund të isha e aftë ta mbaja si nënë fëmijën tim, por nuk mund të bëja një mëkat dhe ta largoja nga jeta ime. Mendova o do jetoja me këtë me sëmundjen që kisha, ose nuk do jetonte asnjëra.

Djali që donte u nda nga Etleva kur ajo ishte shtatzanë pasi ai mësoi se ajo kishte probleme shëndetësore. 28-vjeçarja vendosi ta sjellë në jetë vajzën e saj dhe ta rrisë e vetme, por shëndeti i saj sa vjen e përkeqësohet.

Etleva Shima: U ndava kur isha shtatzënë, edhe sot nuk e njeh gocën. Njerëzit e tij e larguan prej meje vetëm për problemin shëndetësor që kisha unë. Më kërkohej që ta abortoja, por nuk e bëra dot.

Etleva vuan nga distrofia muskulore si pasoje e se cilës 2 shpatullat i jane spostuar nga vendi, dhe në këto kushte ajo e ka te pamundur t'i shërbeje vajzës së saj.

Etleva Shima: Vajzën e ushqej vetëm me atë pension 100 mije lekë si invalid. Unë si nënë asnjëherë nuk ja kam plotësuar gjërat siç do.

Ajo ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale të cilën e ka të pamundur që ta kryej sepse nuk ka mundësi ekonomike.

Etleva Shima: Kam gjetur një doktor që më kërkon të bëj operim të shtyllës kurrizore edhe shpatullat që i kam të shkëputrua. Më duhet të bëj tre operacion. Këto operacione bëhen në Tiranë, por kushtojnë. Problemi tek shpatullat duhet 6300 euro, kurse shtylla kurrizore 12-13 mijë euro. Do ti lutesha të gjithëve një ndihmë ekonomike për të kryer operacionin dhe për ti dalë zot vajzës.

Motra e 28 vjeçares është detyruar të kthehet nga Greqia dhe t'i shërbeje motrës, ndërkohe që i bën thirrje çdo shqiptari që ta ndihmojë.

Motra e Etlevës: Motra ime është me probleme shëndetësore, nuk mund të bëjë asgjë për veten e vet. I duhet të ketë një ndihmë nga prapa. Unë kam ardhur nga Greqia për të ndihmuar motrën. E kam ndihmuar sa kam pasur mundësi. E di që nuk mund tja heq dot sepse e ka nga zoti, por të paktën të bëjmë gjithë së bashku sa të mundemi. I kam lënë të gjitha në Greqi dhe kam ardhur këtu për ti ndihmuar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/boomapeli-ndihme-nena-e-semure-nuk-kujdeset-dot-vajzen-3-vjecare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended