Report TV -Arqipeshkevët Frendo e Massafra urojnë Pashkët

  • 5 years ago
Duke përcjellë mesazhet e paqes, dashurisë, Imzot Massafra i uron besimtarëve katolikë dhe të gjithë bashkëqytetarët e tjerë për Pashkët duke u bërë thirrje njerëzve për të qenë më shumë humanë, pasi Shqipëria ka nevojë për humanizëm.

Imzot Angelo Massafra ka dhënë gjithashtu, mesazhe të rëndësishme, edhe sa i përket zhvillimeve të fundit të politikës në Shqipëri.

"Vëllezër dhe motra, është e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica. Secili prej nesh, sot, të bejë pjesën e vet?e ardhmja është edhe në duart të secilit, perveç të Zotit.

Për këtë arsye, ju uroj të gjithëve ju, katolikë, ortodoksë e krishterë, që të dini ta mikpritni kumtimin e Emrit të Jezusit të Ngjallur: Ai na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t?u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturor dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur. Përshumëvjet Pashkën të gjithëve", u shpreh Imzot Massafra.Imzot George Frendo, në urimin e tij për Pashkët, është ndalur të flasë për situatën politike në vend, ku ka dërguar mesazhe të rëndësishme për politikanët shqiptar. Duke iu drejtuar besimtarëve, Imzot George Frendo u ka bërë një apel politikanëve që të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje, për të parandaluar "vetëvrasjen e kombit".

"Po kremtojmë pashkët në një moment kritik dhe të tensionuar. Unë dua Shqipërinë dhe shqiptarët. U bëj apel që të gjithë politikanëve që kanë detyrë që të angazhohen në zgjedhje të drejta dhe të shqetësohen më shumë të shqiptarët. Sa më shumë të zgjasë, aq më të mëdha do të jenë pasoja. Nuk duam vetëvrasjen e kombit. Ato që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti ju thotë "falini". Atyre që protestojnë me shumë, Jezusi tha "ata që përdorin shpatën, nga shpata do të vdesin". Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimist, por realist dhe na jep kurajo për të zgjidhur probleme. Gëzuar Pashkët", tha Imzot George Frendo.

Recommended