Xhaçka në SHBA për “Black Hawk” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku do të takohet me zyrtaret e lartë amerikanë. Pjese e axhendës është edhe firmosja e marrëveshjes për marrjen e tre helikoptereve.Ashtu siç kishte njoftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, Ministrja e Mbrojtjes ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për të firmosur marreveshjne me Departamentin Amerikan te Mbrojtjes per te marr 3 helikopter Black Hawk te modelit UH-60.Fillimisht Xhacka është ndalur në bazen e gardes kombetare te Neë Jersey-t ku ka pare nga afer tre helikopteret qe do te merren nga Ushtria Shqiptare si dhe eshte takuar me drejtuesit e kesaj baze.Gjatë ditës së dytë të vizitës, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka pritet të takohet në Pentagon me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes në Detyrë, Patrick Shanahan, ku do të diskutohen dhe sfidat e përbashkëta të Shqipërisë dhe SHBA në NATO.
Recommended