Zv.ambasadorja e ShBA në Tiranë reagon për Shullazin e Tahirin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne daljen e pare publike ne tiranë, zëvendës ambasadorja e Shteteve te Bashkuara te Amerikës ne Tirane është fokusuar ne dy çështje; gjyqin e Emiljano Shullazit dhe ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.Gjate ceremonisë se diplomimit te gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj diplomatja amerikane theksoi mbështetjen e Shteteve te Bashkuara ndaj një sistemi gjyqësor te drejte e te pakorruptuar.Leyla Moses-Ones: ?Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të atyre shërbëtorëve publikë të ndershëm e të guximshëm, që po ndërtojnë një të ardhme me të ndritur e më etike për sistemin gjyqësor shqiptar. Ju na shihni ta bëjmë këtë në çështjen Shullazi dhe ju na shihni ta bëjmë këtë në hetimet ndaj Tahirit?.Zëvendës ambasadorja përsëriti mbështetjen për ngritjen e strukturës se posaçme anti-korrupsion dhe byrosë kombëtare te hetimit.?Këto institucione do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. SPAK dhe BKH përfaqësojnë një erë të re të daljes nga e shkuara e njollosur nga korrupsioni?.Diplomatja kishte dhe një apel për klasën politike qe te bashkojnë votat për te ndryshuar ligjin ne mënyrë qe ti hapet rruga pranimit te studenteve te rinj ne shkollën e magjistraturës.?Shtetet e Bashkuara gjithashtu inkurajojnë liderët politikë shqiptarë të bëjnë pjesën e tyre, për të krijuar një sistem më të mirë gjyqësor për të gjithë. Kjo kërkon që anëtarët e parlamentit të punojnë së bashku, ata duhet të punojnë së bashku për të amenduar ligjin për organet e qeverisjes se sistemit të drejtësisë në mënyrë që shkolla e magjistraturës të mbushë këto karrige me të diplomuarit e ardhshëm.?Pavarësisht se sot morën diplomën këta magjistratë do te mbeten pa pune deri ne ngritjen e dy institucioneve te reja; Këshilli i Larte Gjyqësor dhe Këshilli i Larte i Prokurorisë te cilët kane kompetencën për emërimin e tyre.Ne muajin korrik pati një tentative për t?ia lënë kompetencën e emërimit Këshillit te Larte te Drejtësisë dhe prokurores se përgjithshme por ndryshimi i ligjit kërkon votat e opozitës e cila refuzoi këtë zgjidhje për magjistratët e rinj. Mungesa e konsensusit beri qe te dështojë pranimi i studenteve te rinj ne shkollën e magjistraturës.

Recommended