Rama reagon për Tahirin: Të zbardhet e vërteta! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit në mediat italiane të detajeve lidhur me trafikimin e drogës nga Shqipëria drejtë Italisë, duke hedhur dyshime për implikimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Përmes një postimin në facebook, shefi i qeverisë shkruan se kërkon të vërtetën sa më parë.

?Duam të vërtetën! sa më parë! Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve! Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.?


Në këto kushte, kryeministri Rama u bën thirrje të gjitha institucioneve ligjzbatuese në vend të hetojnë dhe të zbardhin të vërtetën. Pasi siç nënvizon vetë kreu i ekzekutivit, qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë.

?Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t?i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet. Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam ? Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!?

Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës është një ndër prioritete e qeverisë shqiptare. Në daljet publike, kryeministri ka theksuar se është arritur sukses ndaj kultivimit të hashashit, ndërkohë që është momenti i goditjeve të trafikantëve të mëdhenj dhe pasurive të tyre të paligjshme.

Recommended