Universiteti Mesdhetar feston 10 vjetorin

  • 5 years ago
Universiteti Mesdhetar përkujtoi të enjten rrugëtimin 10-vjeçar në botën e dijes. Qëllimi i tij për të krijuar një mjedis konkurrues, që i ndihmon studentët të përballen në tregun e punës në Shqipëri dhe në rajon, duket një sfidë e kaluar me sukses.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli, kujtoi rrugëtimin e këtij institucioni të dijës, të cilit i kanë besuar edukimin dhe të ardhmen e tyre mbi 10 mijë studente. 

?Ne ja dolëm! 10 vjet mund të përkthehen në ditë muaj dhe vite, në punë këmbëngulje dhe vështirësi, në arritje dhe sfida, por unë do të preferoja që të qasesha disi ndryshe në këtë datë jubilare.?

Në ceremoni mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili vlerësoi rolin që ky Universitet ka në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri.

?Ky universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do t?ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni?.

Në ceremoninë festive, Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin ?Kalores i Urdhërit të Skënderbeut? edhe profesorët e mirënjohur Aristotel Pano, Gudar Beqiraj dhe Ksenofon Kristafi.

Tv Klan

Recommended