'School me', projekti pilot në 35 shkolla, synohet zgjerimi i mësimnxënies

  • 5 years ago
?School me? është platforma dixhitale më e re që ministria arsimit ka filluar të pilotojë në 35 shkolla 9- vjeçare në të gjithë vendin. Ky projekt përfshin nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën.

ReportTv ndoqi nga afëri një orë mësimi në shkollën ?Misto Mame? ku ky projekt ka më shumë se dy muaj që po zbatohet.

Mësuese Suzana shprehet se ky projekt synon të zgjeroje mësimnxënien si dhe ta bëjë orën mësimore më tërheqëse për nxënësit.

"Është një projekt i cili synon që të perfeksionojë kompetencën dixhitale dhe të risë mësimnxënien tek nxënësit nga mosha 5-15 vjeç. U pranua me mjaft dëshirë ky projekt edhe nga fëmijët, por më tepër edhe nga prindërit", u shpreh mësuese Suzana.

Platforma dixhitale ?School me? është e aksesueshme dhe nga prindërit duke i lënë atyre në çdo kohë mundësinë e informimit mbi ecurinë e fëmijëve të tyre .

Recommended