25 vjet nga masakra e Peshkëpisë, familjarët: Të vendoset emri i ushtarëve në ish-repartin e fshatit

  • 5 years ago
Është përkujtuar këtë të mërkurë, me një ceremoni 25 vjetori i masakrës së Peshkëpisë, ku ngelen të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën disa të tjerë. Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini mbetën të vdekur pasi u sulmua nga një bandë e armatosur greke në mesnatën e 10 Prillit të vitit 1994, ndërsa në repartin ku ndodhi ngjarja ndodheshin edhe 130 rekrutë të rinj të paarmatosur të cilët u mbajtën peng.

Në 25-vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, familjarë, qytetarë dhe pjesëtarë të formimit ?Djemtë e Gjirokastrës? me anë të një peticioni kanë kërkuar edhe një herë zbardhjen e saj dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës. Ndërkaq ata kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme që në shenjë respekti për të rënët emri i tyre të vendoset në ish-repartin e fshatit.

Ngjarja e Peshkëpisë është regjistruar si një prej ngjarjeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek.

Recommended