Report TV - Vendet e BE për cigaret elektronike: Alternativa për të lënë duhanin
  • 5 years ago
Me ndryshimet ligjore të parashikuara në ligjin për mbrojtjen e shëndetit publik nga duhani, Ministria e Shëndetësisë synon të ngrejë disa barriera kundër duhanit. Por, mes të tjerave ligji ngre edhe disa barriera shumë të mëdha për lënien e duhanit duke kaluar tek produktet shumë më pak të dëmëshme siç janë cigaret elektronike. Një akt ky që shkon ndesh me praktikat e vendeve më të zhvilluara, të cilat jo vetëm që nuk e ndalojnë cigaren elektronike, përkundrazi e promovojnë përdorimin e saj si një mjet për të lënë duhanin.

Ndonëse në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë kërkon që të barazojë cigaret elektronike me duhanin, gjë që nuk është e vertëtë sipas studimeve të fundit. Prej kohësh tashmë Shëndeti Publik në Angli ka nisur një fushatë ku i bën thirrje të gjithë duhanpirësve që të lënë duhanin qoft edhe duke përdorur cigaret elektronike si një mënyrë më e lehtë dhe më pak e dëmshme. Kjo pasi sipas Shëndetit Publik në Angli cigaret elektronike janë të paktën 95% më pak të dëmshme se duhani. Madje jo vetëm kaq, por miliona persona duke përdorur cigaren elektronike kanë mundur që të lënë duhanin me kosto më të ulët.

Për më tepër, uebsiti shtetëror i Shëndetit Publik në Angli thekson faktin se cigaret elektronike gjithashtu nuk dëmtojnë aspak personat përreth, duke i dhënë një tjetër arsye se përse përdorimi i cigareve elektronike nuk mund të barazohet me duhanin apo cigaret e zakonshme. Kështu që nuk të krijohen vështirësi në përdorimin e saj në publik madje kjo alternativë është të paktën 95% më pak e dëmëshme.
Recommended