Calavera: Koha të bëheni bashkë! Rama: Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës
  • 5 years ago
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera gjatë ditës së dytë të qëndrimit të saj në Tiranë është takuar me ish-deputetë të opozitës. Në takim morën pjesën dy ish-deputetët e LSI Silva Caka dhe Klajda Gjosha bashkë me dy ish-deputetë në radhët e PD, Aldo Bumci dhe Oerd Bylykbashi.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ndau foto nga takimi me shkrimin "Është koha që dy palët politike të bëhen bashkë për të mirën e vendit. Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera u takua me përfaqësues të opozitës për t'u njohur me qëndrimet e tyre për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019".

Menjëherë pas deklaratës së saj ka raguar edhe kreu i qeverisë Edi Rama i cili thotë se bashkohet me qëndrimin e BE dhe i bën thirrje edhe njëherë opozitës për të ulur në tryezë për reformën zgjedhore. Ai thotë se ata që janë larguar nga Kuvendi kanë ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë.

"Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!", shkruan Rama.
Recommended