Erdogan në zgjedhjet lokale humbi qytetet kryesore

  • 5 years ago
Përfundimi i garës së zgjedhjeve vendore në Turqi, ka rezultuar me atë që partia e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan të humb dy qendrat kryesore, kryeqytetin Ankara si dhe Stambollin. Fajin për humbjen, Erdogan e sheh te mos dëshmimi i mjaftueshëm para qytetarëve të atyre vendbanimeve. Nga ana tjetër lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu tha se ?Njerëzit kanë votuar në të mirë të demokracisë?. Këshillit i Lartë Zgjedhor i Turqisë (YSK), ka njoftuar se në këto zgjedhje garuan 12 parti politike. Sipas rezultateve që publikojnë mediat turke, në Ankara, Koalicioni i Erdoganit ka fituar 47,20 për qind të votave, ndërsa Aleanca e partive opozitare CHP dhe Partia IYI 50,62%. Në Izmir, Aleanca Popullore ka marrë 38,49%, ndërsa Aleanca Kombëtare e opozitës 58,06%. Për Stambollin, nga Këshillit i Lartë Zgjedhor i Turqisë, është paralajmëruar ankimim për 84 kuti votimi, për të cilat Komisioni duhet të vendos brenda dy ditëve. Sipas rezultateve të para jo-zyrtare të zgjedhjeve vendore, Aleancat Popullore e cila përbëhet nga Partia e presidentit Erdogan, AK Parti dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kanë marrë 51,74% të votave. Ndërsa Aleanca Kombëtare e përbërë nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI, 37,64% të votave. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84% e votuesve.

Recommended