Report TV - Tentativë tjetër për të çarë kordonin e policisë tek parlamenti, i 'kryeson' Balliu

  • 5 years ago
Ndërsa para Kuvendit mbante fjalë kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, protestuesit kanë tentuar sërish të çajnë kordonin e policisë para Kuvendit. Ndërkohë nga ana e tubuesve hidhen shashka edhe tymuese. Në ballë të tyre është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Duhet theksuar se në të gjitha tentativat për të çarë kordonin e sigurisë me efektivë, nuk ka asnjë thirrje nga drejtuesit politikë për tërheqje. Edhe pse në deklarata politike ata thonë se qëndrojnë larg dhunës! Në mesin e turmës që shkakton tensione, është edhe lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish-deputetë të tjerë demokratë, të cilët nuk kanë bërë asnjë tentativë për të tërhequr turmën nga dhuna. Edhe kjo tentativë u shua sërish nga forcat e policisë të cilët janë vendosur në disa kordoni para hyrjes së Kuvendit.

Recommended