Reprot TV - Aleati i Bashës, Alimadhi: Mandati është i ballistëve

  • 5 years ago
Adriatik Alimadhi aleat i PD, njëkohësisht kreu i Ballit Kombëtar i cili u betua sot në Kuvend, ndërsa para nisjes së seancës ka folur për pranimin e mandatit nga listat e PD-së.

"Mandati është i Ballit Kombëtar dhe Ballistëve do të vihet në shërbim të kauzës së Mit'hat Frashërit. Jam konsultuar me Bashën, personalisht jam në dispozicion të vendimit të partisë, që ka vendosur që të ndjek procedurat ligjore, pastaj është kryesia që vendos për ecurinë. Ballin Kombëtar nuk mund ta orientojë askush. Balli Kombëtar nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes së opozitës së bashkuar. Jam i lumtur që pas 15 vitesh vëmendja e mediave rikthehet te Balli Kombëtar" deklaroi ai.

Recommended