Rudina - Nje sportiste kampione ne artet marciale! (27 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është vetëm 17 vjeç dhe ka arritur të triumfojë në ringjet e Ballkanit dhe Evropës, në një sport mjaft të veçantë.

Luçiana Gjuraj, është gjimnaziste në shkollën e Gjuhëve të Huaja, ?Asim Vokshi?. Prej më shumë se dy vitesh ajo ndjek pasionin e saj tejet të veçantë, sidomos për gjininë femërore, ndeshje në kafaz ose ndryshe ?Mix Martial Arts?.

Ky është një sport luftarak me kontakt të plotë, që lejon goditjen dhe luftimin duke përdorur teknika nga sportet e ndryshme luftarake. Gjimnazistja Luçiana Gjuraj ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ku tregoi se është shpallur tre herë kampione, dy herë në Kampionatin Ballkanik dhe së fundmi në Kampionatin Evropian, ku ka arritur të marrë medaljen e artë.

?Mendoj se nuk është edhe aq e vështirë të merresh me këtë sport pasi ana psikologjike është ajo që e drejton personin. Forca qëndron në mendje. Është një sport mashkullor, por me delikatesën e një femre edhe mund të thyhet. Këtë sport unë e kam nisur për të mbajtur trupin në formë dhe për të çliruar energjitë negative. Kur godet thesin e boksit çlirohesh. Kam marrë pjesë në disa kompeticione ballkanike dhe evropiane, por duke qenë se femrat në këtë sport janë të pakta nuk kam pasur konkurrente shumë shumë të forta?, tregoi Luçiana Gjuraj.

Recommended