Rudina - Qendistarja Nadia Pellumbi na tregon sesi te realizojme nje verore! (14 mars 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Një nga simbolikat e Ditës së Verës është edhe vendosja e veroreve. Nadia Pëllumbi është pikërisht ajo që ka përgatitur çdo vit veroret për programin ?Rudina? në Tv Klan.

Ajo është tashmë një personazh i njohur sepse e shohim çdo ditë në emisionin ?Sfida a gatimit?, por sot ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? nga ku tregoi se si të realizojmë vetë veroret në shtëpi.

?Për të realizuar veroret duhet të përdridhen në një drejtim të dyja fijet, e bardha dhe e kuqja dhe më pas dy dyja bashkë nga ana e kundërt. Më pas i presim dhe i lidhim nyje nga të dyja anët që të mos prishen. Ngjyra e bardhë tek veroret përfaqëson bardhësinë e shpirtit dhe e kuqja gjakun. Verorja është shumë e bukur të ngre adrenalinën, të jep energji të mirë. Dallëndyshet vijnë përpara Prillit, por duhet të shkojmë në natyrë dhe ti vendosim që ato ti marrin?, tha Nadia.

Recommended