Rudina - Bujar Alimani, ne nje rrefim per jeten dhe karrieren ne kinematografi! (3 mars 2020)
  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen

Bujar Alimani, 51 vjeç, ka lindur në Patos të Fierit. Bujari ka kryer shkollën 8 vjeçare në Patos dhe më pas ndoqi Liceun Artistik në Fier për pikturë. Në vitin 1988 studion në Akademinë e Arteve për regji teatri dhe pasi mbaroi studimet në 1992 iku në Greqi, Athinë. Në vitin 1996 merr një propozim për të qenë asistent regjisor në një produksion grek dhe zgjati gati 1 vit e gjysëm. Në vitin 1998 filloi punë si rekuizitier në një Teatër. Qëndron në Athinë deri në vitin 2012( 20 vite) dhe më pas largohet për Neë York. Alimani është regjizor, skenarist dhe producent. Buajari Limani është i martuar me Tefta Bejko, e cila është producente e pothuajse të gjithë filmave të Buajrit.

Ai ka një vajzë, Sabrina e cila studion regji filmi në Neë York Alimani është skenarist i gjithë filmave të tij, përveç ?Delegacionit? që është shkruar nga Artan Minarolli. Filmat e tij me metrazh të shkurtër: ?Katoi?(2003);?Gas?(2006) dhe ?Bussulla? (2006); ?Histori dashurie?(2009) Filmi ?Vëthi i munguar? ka si protagoniste aktoren e njohur Ema Andrea dhe Adele Gjoka. Në qendër të filmit, një grua të cilës sapo i ka vdekur i shoqi fton një natë të dashurën që ai ka pasur. I thotë se i shoqi në testament ka lënë edhe diçka për të dhe që të mos hapë proces gjyqësor do e lërë siç është testamentin, por me kusht që ajo ti tregojë të gjithë historinë e tyre. *Filmat e tij me metrazh të gjatë: Në vitin 2011 realizoi filmin ?Amnistia? është i vetmi film shqiptar që është shfaqur në Muzeun e Artit Modern MOMA në Neë York në Janar të 2012. -Në vitin 2015 realizoi filmin ?Krom? i cili mori pjesë në Festivalin në Karlovy Vary -Në vitin 2018 realizoi filmin ?Delegacioni? i cili është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A.Mori çmimin e parë në Varshavë, dhe më pas mori 12 çmime.

Bashkëprodhim Shqipëri, Francë, Greqi, Kosovë, me skenar të Artan Minarollit që trajton periudhën e fillimit të tranzicionit në Shqipëri menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit, fitoi ndër të tjera, në tetor të 2018-ës Çmimin e Madh të Festivalit të Varshavës. Në film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi. / Buajar Alimani ka realizuar dhe dokumentarët ?DOM? dhe ? Zois?. Film i fundit ?Virgjëresha Shqiptare, sapo ka përfunduar xhirimert. Një bashkëpunim, gjerman, shqiptar, belg dhe Kosova, në pranverën e vitit të ardhshëm mund të jetë premiera. Interpretojnë aktorët Nik Xhelilaj, Viktor Zhusit, Igli Zarka, Jonida Vokshi, Astrit Kaashki ,Aurita Agushi, Gresa Pallaska, Rina Krasniqi, protagoniste, Shkurte Sulejmani, Mimoza Azemi, Alban Nukaj. Xhirimet e film...
Recommended