Rudina - Gezim Nika rrefen per karrieren e tij dhe familjen! (25 tetor 2018)
  • 5 years ago
Gëzim Nika është një këngëtar e mjeshtër i madh i muzikës folklorike shqiptare. Lidhja e tij me muzikën është e hershme edhe pse ka studiuar "Agronomi". Në vitin 1997 ai këndoi këngën ?Unë e dua Shqipërinë? ku u dallua për potencialin e tij muzikor. Veprimtaria e tij artistike shquhet për frymën e patriotizmit, dashurinë për atdheun dhe interesat e vlerat e kombit. Sot këngëtari ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv  Klan dhe zbuloi më tepër rreth karrierës së tij muzikore. 

?Unë kam mbaruar shkollën për agronom sepse sistemi i asaj kohe nuk më ka lejuar të vazhdoj shkollën për muzikë. Në atë kohë ne quheshim si familje e persekutuar, kam patur gjyshin të pushkatuar pa i bërë asgjë këtij vendi. Megjithatë atë që ta jep Zoti s'mund ta ndalojë asgjë.

Shkolla më e madhe ka qenë në shtëpinë tonë. Babai ka qenë mashkulli i fundit që erdhi nga Tepelena sepse xhaxhai vdiq atje. Babai është marrë me ne. Duke ditur sistemin, na futi të mësonim vegla muzikore sepse zërin e kishim. Kjo ka qenë shkolla më e madhe. Kështu vazhdoi jeta me vështirësi sepse na shoqëronte biografia. Por karrierën e fillova në Tropojë.

Para pak ditësh festova 35-vjetorin e daljes së parë në skenë dhe jam ndjerë si 35 vjeç? tha Nika./tvklan.al
Recommended