Rudina - Sopranoja Alketa Cela rrefen karrieren ne skenat nderkombetare! (24 prill 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ajo është një soprano e njohur, e cila ka prekur skena të rëndësishme ndërkombëtare. Ka interpretuar disa prej roleve më të njohura dhe të vështira operistike të repertorit të Verdit,Massenet, Gounod, Giordano në Operat më të njohura Evropiane si Lyon, Berlin, Hammburg, Paris, Mogador, Teatri Mbreteror, Teatri La Monnaie Bruksel, Marseille etj.

Sopranoja Alketa Çela është sot një artiste shumë e njohur jashtë vendit. Ajo jeton në Francë, por sot ishte e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur më shumë rreth karrierës së saj 25-vjeçare.

?Që e vogël kam kënduar me pionerët e atëhershëm, këndoja si soliste. Ndiqja gjithnjë operan në televizion, pëlqeja shumë Verdin, Puccinin dhe mendova të konkurroja. Pata sukses, fitova konkursin, por zëri im ishte i pashtruar. Në fillimet e pakta të demokracisë pata fatin të konkurroj në një konkurs të Katia Ricciarellit, aty fitova shansin të promovohesha në Itali. Kështu filloi karriera. ?Madama Butterfly? është një nga rolet që kam interpretuar më shpesh dhe linja e Puccinit është më afër për mua. Zërin tim e kanë krahasuar shpesh me Callas, ka një pjekuri që përputhet me linjën e Puccinit?, tregoi Alketa Çela.
Recommended