Rudina - Aktori Dritan Borici rrefen per teatrin dhe familjen! (28 shkurt 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një aktor i njohur dhe i dashur për publikun. Është pikërisht Dritan Boriçi, i cili ishte i ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan. Prej 25-vitesh ai është aktor i teatrit dhe filmit dhe dashuria e tij për këtë profesion ka nisur që në moshë të hershme. Gjatë emisionit ai foli edhe për familjen e tij dhe lidhjen me fëmijët, Deonën dhe Johanin.

?Galeria Kombëtare është vendi ku unë dhe Elda jemi njohur. Ka qenë një pemë shumë e madhe këtu, por nuk është më, është reja. Vajza, Deona tashmë është një zonjushë e vogël, në klasë të katërt. Dëshira ime për fëmijët është që të kenë shëndet të mirë, ta zgjedhin vetë profesionin që të mos jetë stres në jetën e tyre. Djali im Johani ende nuk më ka parë në shfaqje. Shpresoj që kur të rritet të më shikojë?, tha Boriçi.

Aktualisht ai luan në shfaqjen e regjisorit Spiro Dunit, ?Gusht: Portret familjar?, që është drama e një familje, e cila zbulon gjithçka që ne kemi në familjet tona.

?Është një jetë e tërë në teatër, madje edhe lojërat e fëmijërisë mua më duket sikur i kam luajtur në teatër. Kam nisur që në klasën e parë fillore dhe të gjithë aktorët e teatrit Bylis kanë kontribuar në formimin tim. Prindërit e mi kanë ndikuar shumë tek unë sepse ishin frekuentues të rregullt të teatrit dhe kinemasë. Më kanë futur në një botë kulturore të jashtëzakonshme dhe unë iu jam mirënjohës. Është e vështirë të jesh aktor profesionist, por është kënaqësia më e madhe. Asnjë shfaqje nuk i ngjan tjetrës, e ka këtë magji ky profesion. Teatri ashtu si piktura apo letërsia, vërtetë janë minoranca kulturore, por janë ushqim i domosdoshëm bio që i bën mirë shoqërisë. Nëse ne i edukojmë fëmijët tanë të shkojnë në teatër, në bibliotekë apo në galeri, jam i bindur që do të kemi shumë më pak burgje, shumë më pak dhunë dhe konflikte. Ne më shumë se sa një vonesë ekonomike, kemi një vonesë kulturore dhe ky do të ishte misioni i teatrit dhe prandaj duhet mbështetur?, tha aktori.

Recommended