Bylykbashi: Kodi nuk ndryshohet 3 muaj para zgjedhjeve

  • 5 years ago
Ftesën e Kryeministrit Rama drejtuar opozitës për ta miratuar sëbashku Reformën Zgjedhore, ku të vendosen edhe sanksione të forta në ligj për shitblerjen e votës, demokratët nuk e marrin seriozisht. Ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, thotë se një ndërhyrje e tillë vetëm 3 muaj para zgjedhjeve do të ishte kaotike dhe se ajo bie ndesh me Kodin e Praktikave të Mira, që thotë se 6 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të bëhen amendime në ligjin elektoral.

Në mungesë të opozitës, që tashmë është jashtë parlamentit, kreu i qeverisë ka paralajmëruar se do ta kalojë Reformën Zgjedhore me opozitën e re, e cila zuri vendet e zëna bosh pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së e LSI-së. Por Bylykbashi thotë se një gjë e tillë do minonte politikisht procesin.

Ndërkombëtarëve të cilët kanë apeluar për bashkëpunim mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi i kujton standardet, që sipas tij, ceduan në raportin e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet në Shqipëri.

Opozita nuk ka ende një qëndrim zyrtar nëse do të hyjë apo jo në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Ajo nuk ka dërguar anëtarët për KZAZ në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe as propozimet për dy anëtarët që mungojnë në këtë komision.

Tv Klan

Recommended