Report TV - I jepet lamtumira legjendës së Tiranës, Meta: Ali Mema, virtuoz i spikatur
  • 5 years ago
Legjenda e Tiranës Ali Mema do të përcillet sot për në banesën e fundit, pasi ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Homazhet po zhvillohen në ambientet e stadiumit ?Selman Stërmasi? ndërsa miq, të afërm, por edhe politikanë po i japin lamtumirën e fundit. Presidenti Meta e ka cilësuar si një humbje të madhe, ndërsa shton se Mema do të mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit ?60-?70 dhe një prej figurave më të spikatura të trajningut, i cili ka lënë pas kontribute të jashtëzakonshme.

"Ndarja nga jeta e legjendës bardheblu Ali Mema, ish-mesfushorit virtuoz të ekipit të Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, është një humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirësit, futbollin shqiptar dhe të gjithë ne. Ali Mema do të mbahet mend nga sportdashësit shqiptarë si një nga lojtarët më të mëdhenj të brezit ?60-?70 dhe një prej figurave më të spikatura të trajningut, i cili ka lënë pas kontribute të jashtëzakonshme, të njohura e të vlerësuara edhe në arenën ndërkombëtare. Emri i tij, i gdhendur me meritë me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar do të kujtohet gjithmonë, jo vetëm për autoritetin e padiskutuar në fushën e blertë, por edhe për vlerat e shkëlqyera njerëzore që rrezatonte, si frymëzim për brezat e rinj të çdo kohe. Në këto momente hidhërimi, i shpreh përzemërsisht ngushëllimet më të sinqerta familjes Mema, të afërmve, miqve e tifozëve të panumërt të Ali Memës' shkruan ai.
Recommended