Vdes ne aksident polici i burgut

  • 5 years ago
Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një aksident që ndodhi rreth orës 20 e 30 të mbrëmjes të së martës në superstradën Lezhë - Milot.

Viktima është Arian Bejtja 37 vjeç, oficer në burgun e Shënkollit. Ai tentoi të kryejë një parakalim me mjetin e tij tip ?Polo? duke goditur nga pas një tjetër automjet.

Përplasja ka qenë e fortë duke nxjerrë jashtë rruge mjetin tip ?Polo?. Për pasojë 37- vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa janë plagosur dy pasagjerë që ndodheshin me të si dhe drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Tv Klan

Recommended