Zjarr në një banesë te rruga Ura/ Asfiksohen banorët, 15-vjeçarja me urgjencë në spital

  • 5 years ago
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë ne katin tretë të një pallati, në zonën e njohur si rruga Ura në kryeqytet, pranë komisaritit numër katër.

Nga ngjarja kanë mbetur të asfikuar banorët, ndërkohë që një vajzë 15-vjeçe e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një pakujdesie të pjesëtarëve të familjes ku ka rënë zjarri.

3 makina të forcave zjarrfikëse dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po pëpiqen të neutralizojnë situatën.

Recommended