Vrasja e Nardit të Bujtinave në Shkodër/ Ekzekutori në arrati, kapen tre bashkëpunëtorët

  • 5 years ago
SHKODËR-Tre persona janë arrestuar për vrasjen e Ferdinand Polisë, të njohur si Nardi i Bujtinave në Theth të mërkurën e kaluar. Të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të autorit, që është ende në arrati. Ata janë dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç të dy banues në lagjen ?Skënderbeg? dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ndërkohë që është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vrasjes, K. S. 27-vjeç. Të arrestuarit i kanë siguruar armët dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.

Recommended