RTV Ora – Sfida e Ramës për zgjedhjet, Zhupa: Qesharake, ky thotë më ler të vjedh dhe nëse ja dal…
  • 5 years ago
#rtvora #zgjedhjet2019
Sfidën e kryeministrit Rama për të shkuarnë zgjedhje të parakohshme nëse opozita fiton një bashki më shumë, kjo e fundit e sheh qesharake.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, e ftuar në RTV Ora thotë se opozita është e prerë, zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë, qoftë edhe ato lokale.

Zhupa: Deklarata ishte terësisht qesharake. Më lër mua ti vjedh zgjedhjet dhe nëse ja dal që ti vjedh aq shumë sa jam mësuar ti vjedh atëherë ti ke shansin për të bërë zgjedhje të parakohshme. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi zgjedhjet lokale të bëjnë përjashtim nga zgjedhjet e përgjithshme sepse janë zgjedhje të diktuara nga paratë e drogës, nga paratë e krimit por dhe nga të gjithë bandat që kanë në funksion.

Duke analizuar Kongresin e PS-së në terësi, Zhupa tha se gjithça ishte fasadë.

Zhupa: Kongresi i PS-së në përgjithësi ishte ashtu siç pritej, nëj Kongres fasadë. Shumicën e kohës kishte retorikë. E bashkuan bashkë aktivitetin e shpalljes së kandidaturës të Erion Veliaj që të shfrytëzonin njerëzit e ardhur nga rrethet për të mbushur dhe sheshin " Nënë Tereza" të Erion Veliaj që për çudinë time duke pasur parasysh që Bashkia e Tiranës ka 6 mijë punonjës dhe kishte detyrim që secili të sillte nga 5 veta mendoja se do të ishin shumë më të shumtë në numër. Por mesa duket jo vetëm qytetarët e Tiranës por edhe punonjësit e tij e kishin braktisur në këtë gjë që nuk kalonte më shumë se karriget e sheshit "Nënë Tereza" dhe nuk shkonte dot përtej.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sfida-e-rames-zgjedhjet-zhupa-qesharake-ky-thote-me-ler-te-vjedh-dhe-nese-ja-dal
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended