Report TV - Vijon protesta e fermerëve të Lushnjes, bllokojnë rrugën dhe derdhin qumështin
  • 5 years ago
Fermerët kanë bllokuar ditën e sotme rrugën Lushnje-Fier. Ata kanë derdhur në mes të rrugës prodhimet e tyre si shenjë proteste për nivelin e lartë të tvsh-së.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen të largojnë nga rruga kryesore fermerët, të cilët kanë bllokur qarkullimin e automjeteve në rrugën kryesore.

Protesta e banorëve kanë nisur prej ditësh. Ata kërkojnë uljen e TVSH-së pas thonë se janë detyruar të marrin kredi ndërsa prodhimet janë detyruar t'i hedhin në plehra.

Ndërkohë që në disa prej tyre kanë vendosur edhe pankarta lidhur me çmimin e lartë të naftës ku shkruhet "Nafta e traktorit tim e ka cmimim njësoj m naftën e biznesit tënd".
Recommended