Betohen 7 deputete te opozites

  • 5 years ago
Alban Zeneli, Majlinda Halilaj, Edlira Hyseni, Ligoraq Karamelo, Ediola Braha, Elda Hoti dhe Lefter Maliqi janë 7 deputetët e rinj që iu shtuan radhëve të opozitës në parlament.

Formulën e betimit Lefter Maliqi e shoqëroi me simbolin e demokratëve, edhe pse pas largimit nga Partia Demokratike dhe afrimit me socialistët në zgjedhjet e 2017, këta të fundit i besuan postin e nëndrejtorit të Përgjigjëm të Burgjeve, nga ku ju desh të hiqte dorë për t?u ulur në karrigen e Lulzim Bashës. Kreut të opozitës nuk ia kurseu akuzat, duke i kujtuar se me listat e kandidatëve për deputetë solli një tjetër krizë në Partinë Demokratike.

?Kriza qëndron te lidershipi. Nën këtë lidership Partia Demokratike pësoi disfatën më të madhe.?

Ndërsa Alban Zeneli , i cili në protestën e 5 Marsit ashtu si ish-deputetët demokratë kërkoi largimin e kryeministrit Rama tha se nuk kishte ndryshuar aspak qëndrim duke mohuar të ishte kontaktuar nga përfaqësues të Partisë Socialiste për të marrë mandatin.

?Nuk kam ndryshuar qëndrim, por mendoj se nga parlamenti mund të ndikojë në rrëzimin e Edi Ramës.?

Por deputetët e rinj të opozitës u mirëpritën nga socialistët në sallën e Parlamentit.

Teksa në Kuvend kryhej rituali i betimit, jashtë sallës të rinj të forumit rinor demokrat ironizonin përmes fletushkave deputetët e opozitës së re.

Më pas një dron në të cilin ishte lidhur një banderolë me mbishkrimin ?Parlamenti i krimit? fluturoi mbi godinën e Kuvendit.

Opozita ndryshe nga herët e tjera nuk protestoi, por shashkat nuk munguan. Por policia iu kundërpërgjigj me ujë.

Me betimin e deputetëve të rinj shkon në 11 numri i përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, të cilët kanë marrë mandatin nga lista shumëemërore, ndërkohë që në pritje janë edhe Ralf Gjoni e Nimet Musai nga radhët e LSI-së, që kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ. Sakaq tre deputetë, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nga PD e Lefter Koka i LSI-së nuk firmosën djegien e madateve.

Tv Klan

Recommended