BERZH, financim per permiresimin e eficences energjetike

  • 5 years ago
Eficenca e energjisë është vënë në krye të financimeve që BERZH do të ofrojë për qytetarët shqiptare, të cilët mund ta aplikojnë për të përfituar 20% të investimit. Në prezantimin e këtij programi, Kryebashkiaku Veliaj u ndal tek ndihma që BERZH ka dhënë për të mundësuar ujë 24 orë për Tiranën.

?Jemi sot në një kohë rekord kemi avancuar në dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, kështu që Tirana ka hyrë, le të themi ka filluar kronometri i 5-vjeçarit për premtimin tonë për 24 orë uji. Fillimisht duke zgjeruar gypin, vrimën e gjilpërës nga futet filli, pra nga aty ku shkon i gjithë uji i Tiranës për t?u filtruar dhe pastaj të gjitha linjat e dedikuara që falë kredisë që kemi me BERZH?.

Veliaj u shpreh se çështja e ndryshimeve klimaterike dhe çështjet e energjisë janë bërë sot, sidomos për qytetet, më evidente se kurrë më përpara.

?Kjo do të jetë fushata e parë ku unë do të merrem kryesisht me çështjet e energjisë. Në ?Qytetin Studenti? ne zbuluam që nuk mund të kishim një sh.a. 80 % e buxhetit e ka të paguajë faturën e energjisë dhe vetëm 20 % për investime?.

Programi i BERZH u mundëson financim kredimarrësve për përmirësimin e eficencës energjetike në banesa nëpërmjet një rrjeti institucionesh financiare lokale, të mbështetura me rreth 85 milionë euro për Ballkanin Perëndimor.

Tv Klan

Recommended