Report Tv - Pamje nga aksidenti në aksin Peshkopi-Maqëllarë ku ngelën viktima burrë e grua

  • 5 years ago
Burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në aksin Dibër-Maqellarë. Çifti ishte duke udhëtuar me një motor në momentin që është përplasur me një makinë.

Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e motorit, 34-vjeç dhe gruan e tij rreth 27-vjeçe, që humbën jetën në vend. Trupi i pajetë i gruas është gjetur disa metra larg vendit të aksidentit nga përplasja e fortë e makinës.Ende nuk dihet identiteti i dy viktimave, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte makina dhe mungesa e sinjalistikës në këtë aks rrugor. Drejtuesi i mjetit me inicialet A.B. që përplasi motorin është shoqëruar në Komisariatin e policisë.

Recommended