Report Tv - Filo: Jo TEC në Korçë! Klosi: Nuk e miratojmë! S'përmbush standardet

  • 5 years ago
Sot, kreu i Bashkisë së Korcës, Sotiraq Filo, i kërkoi përmes një letre ministrit Blendi Klosi të mos aprovojë përjektin për ndërtimin e një termocentrali në Korcë, me argumentet se është shumë pranë zonës së banuar dhe dëmton tokat bujqësore të qytetit. Në një reagim të menjëhershëm pas letrës, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se projekti nuk do të miratohet, pasi e gjitha sipas tij është thjesht një miratim në parim si investim strategjik. Nuk do të ketë asnjë leje për një investim që nuk përmbush standardet e BE-së, garantoi ministri.

Filo letër ministrit: Mos aprovo TEC-in në Korçë

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, i ka dërguar një letër ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ku kundërshton projektin për ndërtimin e një Termocentrali në afërsi të qytetit të Korçës.

"Projekti është i vendosur shumë pranë qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë Korçë ka qenë i qartë dhe konsistent, që në raportin e përgatitur për Komitetin e Investimeve Strategjike, më 5 dhjetor 2017, ku Bashkia Korcë është shprehur kundër këtij projekti.

Në letrën e tij, Sotiraq Filo thotë se është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, që në atë kohë drejtohej nga Niko Peleshi. Në raport në atë kohë, kjo ministri shkruante: "Fusha e Korçës nga fshati Barc në fshatin Zëmblak, është një nga zonat me intensitetin më të lartë të aktivitetit bujqësor në Shqipëri. Ndërtimi i këtij projekti do të cënojë funksionalitetin e kësaj infrastrukture, bashkë me veprat e artit. Sa më sipër vlerësojmë se ky projekt nuk mund të ndërtohet në sipërfaqet e projektuara", shprehet Filo.

Klosi: Zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr

Recommended