Anulohen koncesionet e Gjiknurit, u shkelen afatet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministria e Energjisë duket e vendosur për të anuluar 8 kontrata koncesionare në energjetike, disa prej tyre të dhëna nga ish-ministri Damian Gjiknuri. Anëtarja e grupit të punës, që po merret me skanimin e koncesioneve, Julinda Mansaku thotë se këto kontrata prej vitesh kanë mbetur në letër dhe kanë tejkaluar çdo afat ligjor për të nisur punimet në terren. Por ndonëse anulimi i kontratave në mënyrë të njëanshme, mbart riskun e përfundimit në gjykatë, zyrtarët e ministrisë shprehen të bindur që buxheti nuk do të ketë kosto. Sipas të dhënave nga grupi i punës, nga muaji shkurt e deri më tani janë skanuar 54 kontrata koncesioneve, nga të cilat vetëm 8 prej tyre do të anulohen. Pak kohë më parë, ministrja Belinda Balluku tha se vetëm 73 kontrata janë efektive, pjesa tjetër kanë mbetur në letër.
Recommended