“Zgjedhorja”, palët shkelën afatin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpjekjet e ambasadës amerikane deri në orët e vona të së dielës nuk arritën t?i bindnin palët për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore. Shefi i seksionit politik të ambasadës negocioi për më shumë se 3 orë me demokratin Oerd Bylykbashi e socialistin Damian Gjiknuri, por në fund opozita dhe mazhoranca nuk arritën të gjenin konsensus.OERD BYLYKLBASHINEGOCIATOR PDSocialistët kanë bërë përgjegjës opozitën për dështimin e negociatave, duke theksuar se partia demokratike solli në tryezë kërkesa të reja.DAMIAN GJIKNURI NEGOCIATOR, PSNuk mundet që pasi të biem dakord dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë edhe të kërkesave që quheshin parakusht për organizimin e zgjedhjeve, dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë dhe duke dalë me kërkesa të reja.Mësohet se palët kanë rënë dakord për të zbatuar në të gjithë vendin identifikimin biometrik të zgjedhësve, por as kjo nuk ka mundësuar arritjen e një marrëveshje.sinkronOERDIDAMIANIThashë që janë pranuar shumë kërkesa që si ka pasur asnjë opozitë. Unë nuk dua ta deklaroj tani, por unë dua që ti pyesni ata, jua kanë pranuar teknologjinë? Sepse unë kam si parim që nuk dua të bëjë megafonin, për aq kohë sa ka edhe dëshmitarë ndërkombëtarë për ato çfarë kemi ofruar ne, besoj se dhe në respekt të tyre, unë nuk duhet të them gjithçka këtu.Mes çështjeve që mbajnë peng arritjen e një marrëveshje duket se është edhe kërkesa e opozitës për një qeveri kujdestare 100 ditë para datës së zgjedhjeve, një kërkesë që vazhdimisht është rrezuar nga mazhorana.

Recommended