Anulohen tetë koncesione, nis ndërprerja e kontratave - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një muaj pas urdhrit të ministres Belinda Balluku për të verifikuar të gjitha kontratat koncesionare në energjetikë, numri 2 i ministrisë Hantin Bonati ka njoftuar se deri tani janë 8 kontrata të tilla të cilat do të anulohen.Aktualisht kanë kaluar procesin e skanimit 54 dosje, 8 prej të cilave kanë rezultuar me probleme të mëdha dhe shkelje të kushteve kontraktuale, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës, -tha Bonati.Anulimi i kontratave mbetet një sfidë për ministrinë, pasi praktika të tilla të ngjashme kanë përfunduar në gjykatë duke i shkaktuar buxhetit miliona lekë dëme. Por ministria duket e vendosur, pasi sipas saj dy janë parregullsitë e vërejtura nga skanimi i deritanishëm.Mosrespektim e afateve kohore procedurale, Mosrespektimin e kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara. Në vëmendje të analizës sonë janë jo vetëm problematikat që janë rezultat i pakorrektësisë nga ana e subjekteve, por janë dhe problematikat që janë shkaktuar nga burokracia procedurale e ndjekur nga institucionet publike-tha Hatin Bonati, zv/minsiter i energjisë.Në deklaratën e tij, zëvendës ministri tha se ky proces po bëhet në bashkëpunim edhe me ministritë e tjera, ndërsa gjetjet do të shërbejnë për ndryshimet e mundshme ligjore.
Recommended