Ibrahimi: SPAK nis punën në shtator me ҫështje të nxehta - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, në intervistë për DW paraqet argumentat pse me SPAK-un në Shqipëri do të fillojë ?montimi i korrupsionit dhe lidhjeve me krimin në nivel të lartë.Ibrahimi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, (KLP), mbylli(17.07) procesin e përzgjedhjes së Prokurorëve të Strukturës së Posa?me Anti - Korrupsion, (SPAK). Sa prokurorë kaluan në sitën e KLP dhe mbi ?farë kriteresh u vlerësuan të përzgjedhurit ?Procesi nisi në fillim të janarit të këtij viti, kur u hap gara për prokurorët e SPAK. Kemi pasur 28 kandidatë nga të cilët KLP përzgjodhi 15. Ata u vlerësuan në bazë të 2 kritereve: aftësive profesionale dhe karakterit të fortë / vendosmërisë profesionale. Vlerësimi u bazua në dokumentacionin e ofruar prej vetë kandidatëve. Në mënyrë figurative e kemi quajtur këtë garë ? një konkurs bukurie? : të gjithë kandidatët konkurruan, ata paraqitën produktet e punës së tyre, dokumentat e ?ështjeve penale që i konsideronin më të sukseshmet dhe që tregonin vendosmërinë e tyre për t?u ballafaquar me ?ështje të vështira. Ne zgjodhëm më të mirët në bazë të rezultateve të punës që do të emërohen nga KLP, kur të kalojnë vettingun.
Recommended