Në 14 shtator, nis sezoni i ri televiziv në Vizion + - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo dite, çdo ore, çdo sekondë me Vizion Plus. Nën kete moto do te nise nesër, me 14 shtator sezoni i ri programor ne Vizion Plus. Me formatin ?7pa5? do te nise nesër rrugëtimi i sezonit të ri. Çdo mëngjes nen moderimin e Pranvera Borakaj dhe Nolian Lole, do te vijojmë te sjellim çdo mëngjes informacione te bollshme dhe utilitare për te nisur nje dite sa me mbare. Formati tashme i njohur, ?Vizioni i Pasdites? do t?ju shoqëroje ne pasditet tuaja, por këtë sezon i ndryshuar tërësisht ne strukture dhe përmbajtje. Ky format do te rikthehet serish si nje pakete e plote kushtuar familjes nen moderimin e Anila Çeles dhe Orinda Hutes, që ndryshe nga sa herët e tjera vjen edhe si autore e këtij programi. Por, nuk keni pare asgjë akoma, pasi të premten tentakulat e ?Oktapod? do të shtrihen në familjet tuaja. Formati i moderuar nga Turjan Hyska, rikthehet ne këtë sezon ne një transmetim prime-time, çdo te premte ora 20:45. Ndryshe nga një sezon me pare, tashme formati vjen me i pasuruar, me dinamik e me më shumë elemente show. Futbolli flet me gjuhen e yjeve ne Vizion Plus dhe Tring. Për 3 sezone me radhë, Vizion Plus do të transmetojë ekskluzivisht ndeshjen free. E duke nisur që nga kjo javë, e mërkura Champions sjell ne Vizion Plus përballjen Olimpiakos - Bayern. Ndërkohe, çdo te marte dhe te mërkurë, ne përfundim te ndeshjeve te ditës, ne studion e Uefa Champions League, me gazetarin Andi Nuraj dhe te ftuarit e tij, do te analizojmë e ndjekim te gjitha momentet me te bukura te takimeve te mbrëmjes. Surprizat do te vijojnë gjatë kësaj jave edhe me ?By Pass Show?, i cili sikurse edhe nje sezon me pare do te vije çdo te diel nen moderimin e Agim Bajkos. Loja e cila u jep mundësinë te gjithëve te fitoni shume para, ?Tornado me Para?, do te rikthehet me date 27 Shtator. Ndërkohe që Tetori do të sjellë të tjera superproduksione në ekranin e Vizion Plus. Nis me supershown e humorit, ?Al Pazar? me Agron Llaken dhe ansamblin e aktoreve qe do te rikthejnë te qeshurat e se shtunës mbrëma për të vijuar me spektaklin e kërcimit ?Dancing With the Stars? dhe hotelin me te famshëm ne Shqipëri, ?Grand Hotel 2XL?.
Recommended