Digjet shtëpia në Korçë, banori: Zjarrfikësja erdhi me vonesë dhe nuk kishte ujë

  • 5 years ago
KORÇE-Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme në Kamenicë, ndërsa një familje ka mbetur në qiell të hapur. Banorët e zonës denoncuan në Report Tv se banesa u përfshi nga flakët rreth orës 19:30, por zjarrfikësja nuk ka arritur që ta shuajë.

Njëri prej banorëve u shpreh për Shqiptarja.com se në vendin e ngjarjes shkuan dy makina të zjarrfikëses, por me vonesë dhe nuk arritën që të shuanin flakët, pasi njëra nuk kishte ujë, ndërsa tjera kishte probleme me pompën.

Fatmirësisht anëtarët e familjes dolën me shpejtësi nga banesa duke mos rrezikuar jetën, por banesa u dogj.

Recommended