Tajani: “Lufte civile” mes qeverise dhe opozites ne Shqiperi
  • 5 years ago
Kriza politike në Shqipëri prodhon një situatë të rrezikshme jo vetëm për vendin, por edhe për stabilitetin e Ballkanit. Paralajmërimi vjen nga Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, në një konferencë në Kombet e Bashkuara.

?Situata në Shqipëri është vërtetë një situatë e vështirë. Kjo ?luftë civile? mes qeverisë dhe opozitës është vërtetë e rrezikshme për stabilitetin. Në Ballkan duhet jemi të kujdesshëm edhe për kontrollet e investimeve që vijnë nga jashtë, pasi ka interesa të ndryshme, jo vetëm europiane, por edhe ruse, arabe apo turke.?

Parlamenti Europian dërgoi pak ditë më parë një delegacion nga të gjitha grupet parlamentare që zhvilloi takime në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës. Në përfundim ata deklaruan se zgjedhjet e 2017-ës ishin pranuar nga të gjithë dhe për pasojë qeveria dhe parlamenti janë legjitim duke rrëzuan kauzën dhe mjetet e opozitës që kërkon krijimin e kabineti kalimtar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Kreu i parlamentit Europian u ndal edhe tek situata politike në Kosovë, duke nënvizuar se fokusi i Brukselit në këto momente, duhet të përqendrohet në Ballkan.

Tv Klan
Recommended