Shtohen mjeket ne Poliklinika

  • 5 years ago
Qendrat e kujdesit parësor në të gjithë vendin do të plotësohen me mjekë, në mënyrë që pacientët të marrin shërbimin afër vendbanimeve të tyre. Për t?i ndihmuar këtij procesi do të hapet prej muajit Mars portali ?Mjekë për Shqipërinë?. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa inspektoi punimet në poliklinikën e Lushnjes.

?Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor, me investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, që do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit, për 186 mijë banorët e bashkisë së Lushnjes?.

Investimi i përbashkët i qQeverisë shqiptare dhe projektit ?Shëndet për të gjithë?, me vlerë 91.4 milionë lekë, pritet të përfundojë brenda muajit Qershor 2019.

Tv Klan

Recommended