Qeveria terhiqet nga bllokimi per makinat “Euro 4”
  • 5 years ago
Këshilli i Ministrave vendosi zyrtarisht që të lejojë importin e automjeteve, të cilat përmbushin standardet e direktivës së Bashkimit Europian ?Euro 4?.

Ky vendim i ri anulon VKM-në e cila hyri në fuqi në fillim të muajit Dhjetor, ku lejohej që në vendin tonë të regjistroheshin makina të cilat janë prodhuar 10 vitet e fundit. Tashmë vjetërsia e mjeteve që do të hyjnë në Shqipëri do të datojë në vitin 2005 dhe jo në 2009-n siç ishte vendimi i vjetër.

Në vendimin e miratuar këtë të mërkurë qeveria vendosi që t?i shtyjë afatin e zhdoganimit të flotës së automjeteve që kanë futur në territorin shqiptar importuesit deri në fund të vitit, duke spostuar 1 Marsin që ishte lënë afati fillestar.

Ishin vetë importuesit e autmojeteve që i kërkuan kryeministrit këto ndryshime, pasi sipas tyre standardi Euro 4 për flotën e automjeteve regjistrohet edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Tv Klan
Recommended