Protestuesit i sulen policisë, tentojnë të thyejnë kordonin e sigurisë para Kuvendit

  • 5 years ago
Kanë nisur të përshkallëzojnë përplasjen e tyre me forcat e policisë në kordonin e parë të sigurisë para Parlamentit. Protestuesit janë sulur në turmë duke shtyrë uniformat e policisë. Ndërkohë hidhen kapsollë dhe shashka. Një tentativë kjo për të çarë kordonin e policisë dhe për të kaluar në ambientet e brendshme të Parlamentit. Ka mbërritur në krye të protestuesve edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Është afruar më tej edhe ish-kryeministri Sali Berisha, por deri më tani nuk ka asnjë thirrje të tyre ndaj protestuesve për tu tërhequr.

Në mesin e turmës është edhe ish-deputeti i opozitës Flamur Noka. Për të shmangur çarjen e kordonit janë shtuar edhe forca të tjera të policisë së rendit, me skafandra. Protestuesit janë dëgjuar të thërrasin në kor: Sali Berisha, Sali Berisha. Deri në këto momente kordoni i policisë nuk është thyer. Në radhën e dytë janë Forcat Speciale, ndërsa policia bën thirrje për të ruajtur qetësinë.

Recommended