Report Tv - 'Rikthehet' dimri, era përmbys tre kamionë dhe 'fluturon' tjegullat e çative

  • 5 years ago
Kjo fundjavë risolli acarin dhe dëborën thuajse në të gjithë vendin. Era e fortë, veçanërisht gjatë natës, ka sjellë pasoja, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Tre kamionë janë përmbysur në rrugë, tjegullat janë shkëputur nga çatitë, pemë të rrëzuara në mes të rrugës që deri në zhbllokimin e tyre krijuan trafik të rënduar rrugës për në Elbasan, në Ibë. Era e fortë dhe ngricat sidomos në veri dhe juglindje, ku ka pasur më shumë reshje, sollën probleme edhe në rrjetet elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se grupet janë në terren për të rregulluar defektet.

Ndërkohë ne Portin e Shëngjinit për shkak të erës së forte është penguar dalja e anijeve në det. Më e qetë është situata në Portin e Durrësit, ndonëse autoritetet paralajmëruan vonesa të trageteve. Megjithatë Durrësi është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune, i zbardhur nga dëbora.

Në qarkun e Korçës temperatura kanë arritur deri në?10 grade. Mjetet borëpastruese kane filluar me pastrimin e rrugëve, ku këshillohet përdorimi i zinxhirëve në një pjesë të rrugës Korçë-Dardhë, në Qafën e Qarrit si dhe në aksin Korçë ? Voskopojë.

Në Llogara dëbora ka vështirësuar qarkullimin i cili po bëhet me zinxhirë.

Recommended