Report Tv-11 botime të reja për krimet e komunizmit

  • 5 years ago
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit boton kolanën me 11 memuare, ditarë dhe dëshmi të reja. Këto volume, sipas drejtorit të ISKK-së Agron Tufa, janë të rëndësishme për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë periudhës së regjimit komunist. Studiuesit edhe lexuesit në çdo qytet të Shqipërisë, mund të kenë në duart e tyre, rrëfime që kanë në qendër Enver dhe Nexhmie Hoxhën, por edhe bashkëpunëtorët e tyre, mes të cilëve shumë prej tyre përfunduan në burgje, internime edhe pushkatime.

Tradicionalisht, sikundër në çdo vit ne promovojmë kolanën për vitin që shkoi (2018). Si çdo vit mbizotërojnë forma të rrëfimit të drejtpërdrejtë, intim, siç është epistolari, ditari, kujtimet edhe format e tjera të dëshmisë. Pastaj vijnë libra të rëndësishëm të sferës së studimit mbi dokumente edhe arkiva, siç është Krimet e Komunizmit, një histori mbresëlënëse për Mirditën. Më pas nis retushimi i historisë përmes fotove, ku flasin vetë fotot dhe ka shumë pak tekst.

Agron Tufa, drejtor i ISKK
Tufa shprehet se ngjarjet kyçe për historinë e Shqipërisë, vijnë edhe në një botim nëpërmjet fotografive.

Ka libra ku është gjithmonë bashkëpunëtor Enver Hoxha dhe Nexhmie Hoxha. Apo njerëz që regjimi i ka pasur bashkëpunëtorë të zellshëm dhe i ka pushkatuar ose burgosur. Periudhat kyçe në këtë album që ka bërë studiuesi Kastriot Dervishi janë kryesisht luftë, miti i madh i lëvizjes komuniste, lufta çlirimtare, aktorët e luftës, themeluesit e PPSH. E në vijimësi është historia e luftës brenda llojit. Gjithkund të rralluar nga këto spastrime dalin gjithnjë edhe më në pah, figurat empirike të Nexhime dhe Enver Hoxhës.

Agron Tufa, drejtor i ISKK
Nuk mungojnë as figura e femrës në këto botime, por mes botimeve Tufa veçon.

Recommended