Report TV - Rritet kërkesa për ndërtime të reja, 310 leje gjatë tremujorit të dytë të 2019-ës
  • 5 years ago
Gjatë viti 20219 është rritur kerkesa për ndërtim banesash. Në tremujorin e dytë 2019 janë miratuar gjithsej 310 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 270 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2018 dhe ka shënuar një rritje prej 14,8 %. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2019, është 409.548 m 2 , kurse në tremujorin e dytë 2018 ishin 292.895 m 2, duke shënuar një rritje prej 39,8 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2019, është 16,8 miliardë lekë, nga 11,4 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2018, duke shënuar një rritje 47%.
Recommended