Report Tv-Protesta e opozitës, policia postblloqe në Elbasan për të skeduarit

  • 5 years ago
Personat e skeduar, me të shkuar kriminale apo problematikë do të jenë në protestën e opozitës ditën e nesërme por Policia në qarkun e Elbasanit ka marrë masat paraprake për të ndaluar diçka të tillë.

Sipas korrespondentit të Report Tv, Aldo Kozarja, policia me udhëzime të drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliut ka ngritur postblloqe në Gramsh si dhe në pika të tjerë të qarkut të Elbasanit me qëllim ndalimin e protestuesve të cilët do të tentojnë ditën e nesërme të marrin pjesë në protestën para Kuvendit, që opozita ka ka paralajmëruar ditën e nesërme në orën 10:00. Pak më parë Policia me anë të një deklarate bëri të qartë se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës si dhe ka informacion për për nxitje të mundshme të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale.

Një gjë e tillë ndodhi para kryeministrisë më 16 shkurt kurse kryeparlamentari Gramoz Ruçi është detyruar të pezullojë seancën plenare të ditës së nesërme. Për dhuënn dhe aktet vandale përpara kryeministrisë u ndaluan 19 persona ndër të cilët 6 prejt dyre u lanë në burg.