Pa gjurme/Rrëmbimi i 6 vjeçares dhe tullumbacet e fundit/ Cila ishte bjondja me benz ...
  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 19 shkurt Pa Gjurme- Rrembimi i 6 vjecares dhe tullumbacet e fundit/ Cila ishte bjondja me benz qe u pa me vogelushen momentet e fundit
Historia e Julianës së vogël ngjan me atë të Bleonës, një histori e cila trumbeton edhe sot si mjaft histori të rrëmbimit të fëmijëve në Shqipëri. Koha ndyshon, vendi por jo mosha. Juljanës Hoxha sikundër Bleona ishte një 6-vjeçare e mitur asokohe kur u zhduk pa lënë gjurmë ende edhe sot.

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Pa Gjurmë? u prezantua rasti i Valentina Hoxhës një nëne , e cila prej 27 vitesh vuan mungesën e vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1992, mëngjesin e 12 marsit e cila do të ishte fillimi i një ditë e zezë për familjen Hoxha kur paraditen e asaj dite Juliana do të dilte për të blerë dy tullumbacë për vete dhe vëllain e saj. Ishte një realitet i trishtë për dhe jo një ëndërr si kjo.

Shtëpia e familjes Hoxha ndodhet në afërsi të spitalit Pediatrik, të Tiranës jo shumë larg banesës së tyre. Vajza e vogel u nis me para në dorë dhe është drejtuar për në kioskën e lagjes. Pasi ka blerë tullumbacet, ajo është nisur për në drejtim të banesës. Nga një dëshmitare mësohet se vajzës së vogël i ishte afruar një makinë tip " Benz" me derën e makinës të hapur. Sipas po të njëjtës dëshmitare është parë që nga makina të zbriste një femër bionde që ka zgjatur duart për të rrëmbyer Julianën. Automjeti është larguar në drejtim të paditur dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e Juliana Hoxhës, një histori e trajtuar edhe më parë në media. Kjo ka qenë pak a shumë skena e rrëmbimit me mënyrën sesi është përshkruar nga e vetmja dëshmitare në arë kohë, e cila pati dëshmuar të njëjtën gjë edhe në polici. Dyshimet janë se në rrëmbimin e vajzës ka patur edhe bashkëpunëtorë fqinj të familjes të cilët kanë dhënë sinjalizimet e mundshme për rrëmbyesit e Julianës asokohe 6 vjeçe që sot është 33 vjeçe.

Nëna Valentina vendosi të rrëfente mbrëmjen e sotme para gazetares Odeta Dume, historinë e dhimshme të familjes së saj, ndjenjën e mungesës për vajzën së saj e cila e vuan prej më shumë se 27 vitesh. Ajo trego tregoi momentin e dhimbshën kur mësoi të vërtetën e hidhur për humbjen e vajzës së saj në atë kohë fëmijë, vetëm 6 vjeç e cila atë ditë u largua nga shtëpia për të blerë një tullumbace për të mos u kthyer më kurrë.
Recommended