22 projekte në arkeologji/ Ceka: Janë zbuluar 20 anije antike, por i lëmë nën ujë, se rrezikohen

  • 5 years ago
Arkeologët shqiptarë zhvilluan sot konferencën shkencore ?Viti arkeologjik 2018?. Gjatë këtij aktiviteti specialistët e Institutit të Arkeologjisë ndalën tek puna e bërë gjatë vitit që lamë pas, evidentimet, por edhe gërmimet, që kanë sjellë risi në fushën e trashëgimisë sonë arkeologjike. Arkeologu Ilir Gjipali, shef i Departamentit të Prehistorisë në Institutin e Arkeologjisë vlerëson si risi gjatë vitit të kaluar zbulimet në pellgun e Shqipërisë Veri-Perëndimore, ku janë zbuluar qindra varreza tumurale.

?Kërkimet prehistorike vitet e fundit janë përqendruar në një rishikim të territoreve, që jo se nuk janë bërë më herët, por me teknika dhe metodologji të reja është bërë e mundur të thellohet njohja, për fushën e prehistorisë. Gjë që është bërë në territorin e Shqipërisë së Veri-Perëndimore, pellgu i Shkodrës me Mbishkodrën, për varrezat tumurale, në pellgun e Shqipërisë Juglindore, në Shqipërinë Jugperëndimore edhe në territore të brendshme, që hedhin dritë mbi procese edhe fonemone, në përgjithësi për ilirët. Risi është në pellgun e Shqipërisë Veri-Perëndimore, në Mbishkodër janë zbuluar me dhjetëra varreza tumurale të reja dhe janë futur në hartën digjitale, që futen edhe në fondin e trashëgimisë kulturore. Varrezat mbajnë brenda varre edhe objekte që plotësojnë njohjen tonë për zhvillimet ekonomike periudhë. Në gjithë pjesën e Shqipërisë Veriperëndimore janë me qindra tuma të reja, që nuk njiheshin më herët. Kjo është risi, se është një numër i jashtëzakonshëm për prehistorinë. Kështu është edhe situata në Korçë, që mbetet baza e kërkimeve prehistorike në Shqipëri. tani po zbatohen teknika të reja? tha Ilir Gjipali, shef i Departamentit të Prehistorisë në Institutin e Arkeologjisë.

Ndërsa, sa i përket konservimit të objekteve që janë zbuluar nga gërmimet, Gjipali shton, se ?Jo të gjitha janë të gërmuara, këto janë vetëm evidentime. Evidentohen ato gërmime që janë shkaktuar nga gërmimet ilegale. Kërkime ilegale ka nga thesarkërkuesit se kanë dëmtuar pjesë-pjesë se bëjnë gërmime klandestine. Këto i kemi evidentuar. Ka në të gjithë territoret tona, kjo është një nga shqetësimet tona edhe të drejtorive rajonale. Janë individë që kërkojnë thesare me qëllim përfitimi. Si në Jug dhe në Veri, në Lindje kemi parë se kanë vënë dorë në monumente të prehistorisë, ka ndërhyrje që kanë vënë dorë?.