Report Tv-Balluku: Air Albania shumë shpejt 'zyrtarisht' në qiell
  • 5 years ago
Kryeministri Rama përmes një video ka njoftuar se shumë shpejt Air Albania do të jetë në qiell. Lajmi u dha nga ministrja Balluku e cila tha se Air Albania duhet të kalontë nëpër disa faza sepse përgjegjësia përballë pasagjerëve dhe mbajtjes së flamurit shqiptar është shumë e madhe. Ajo njoftoi se sot u nënshkruan dokumentet e partneritetit dhe njoftoi se çertefikimi i saj do të ndodhë brenda 10 ditëve.

"Krijimi i një kompanie ajrore është një proces i rëndësishëm sepse ka të bëjë me sigurinë që duhet t'i ofrojmë pasagjerëve. Sidomos kur flitet për një kompani që mban flamurin flasim për seriozitetin dhe përkushtimin më të madh që mund t'i jepet një procesi.

Air Albania ka kaluar nëpër fazat që kërkohet për t'u ccertefikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve e cila hap dritën jeshile për ccertëfikimin e kësaj kompanie nga autoritetit civile gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve.

Jemi duke përfunduar procesin për të mbyllur projektin. Air albania shumë shpejt do të jetë në qiell. Kjo do të jetë krenaria e shqiptarëve dhe një nder i madh. Ne sot nënshkruam dokumentet e partneritetit", tha Balluku.
Recommended