'Në flakët e revolucionit', filmi i 1967-ës prezanton se si Shqipëria u bë shteti i parë ateist

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj

Filmi dokumentar ?Në flakët e revolucionit? rikthen tek publiku një dëshmi të gjallë të realitetit shqiptar në vitin 1967. Në kuadër të ciklit ?Thesaret e Arkivit? nisëm kjo e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmi u prezantua në kinema, duke sjellë edhe një herë në vëmendje, se përse 1967 ishte ndër vendimtaret për vendit tonë. Enver Hoxha asokohe bëri që Shqipëria të ishte shteti i parë ateist në botë, duke ndaluar të gjitha ritet fetare, duke shkatërruar kisha, xhami dhe teqe, duke dënuar me priftërinj edhe imamë në gjyqe publike.

Drejtuesja e AQSHF, Iris Elezi, së bashku me profesor Ardian Ndreca, analizoi me detaje punën e bërë, që ideologjia komuniste të injektohej në çdo qelizë të njeriut të ri.

Dokumentari sjell sesi vendi ynë kopjoi revolucionin kinez, të rinjtë nga zonat urbane shkuan në zonat rurale për të bindur njerëzit që të hiqnin dorë nga besimi i tyre.

Recommended